Çupi plas deklaratën e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë me Dakon brenda tre ditëve

Shqipëria

Çupi plas deklaratën e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë me Dakon brenda tre ditëve

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 10:09
Frrok Çupi

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangush Dako i cili u la në burg nga GJKKO nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste të ndryshme ka sjellë reagime të shumta në skenën politike duke bërë të komentohet edhe si një ‘shfaqje’ nga ana e SPAK.

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në studion e ‘Real Story’ e komentoi urdhrin për arrestimin e Dakos si një standart të dyfishtë që sipas tij po përdoret nga SPAK duke argumentuar se ka politikanë të tjerë të cilët duhet të hetohen për akuza shumë më të rënda si ajo e 21 janarit të vitit 2011. Ai tha mes të tjerash se SPAK po vepronte në këtë mënyrë duke u përfshirë nga entuziazmi që të pëmbushë pritshmëritë e qytetarëve.

“Entuziazmi i fshehtë ose jo i fshehtë i SPAK-ut vjen nga një faktor i tretë që nuk ka të bëjë me Dakon mendoj unë, që ka të bëjë me pandëshkueshmërinë. Dako merr shpresën që po shuhet te një opinioni publik, me SPAK kishte të tjera pritshmëri, e sot po kthehet në zhgënjim”- tha analisti.

Nga ana tjetër, gazetari Frrok Çupi tha se akuzat e SPAK-ut ndaj Dakos kanë rënë. Ai tha se duke parë se për çfarë akuzohet, ish kryebashkiaku mund të lërë qelinë brenda 3 ditëve. Ndërsa tha se SPAK ka eleminuar ‘institucionin e flagrancës’ duke mos arrestuar më persona të kapur në momentin e kryerjes së veprës penale.

“SPAK-u është emocionuar. Në raportin e fundit që lëshoi SPAK për Vangjush Dakon kishin rënë dy kolonat e akuzës. Nëse ne këtu dërgojmë padi në SPAK, nuk e shohin me sy ose të kthen përgjigjie Janë njerëzit më të padrejtë që mund të ketë në botë sa kam vërtetuar deri më sot. Po shkelin rëndë deantologjinë e drejtësisë. Kanë shuar institucionin e flagrancës. Nëse drejtësia kudo në botë qoftë e Athinës apo e Londrës, eleminon institucionin e flagrancës nuk është më drejtësi. Sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të kapur në flagrancë. Me ato që kam lexuar, ti e kupton se për 3 ditë do jetë jashtë qelie. Nuk ka ku të rrijë me një gjë ku thuhet se ka firmosur me vonesë”-tha Çupi.

Nga ana tjetër, ish kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko tha se arrestimi i Dakos ishte një spektakël i orkestruar. Ndërsa e cilësoi reagimin e Ramës si tepër të relaksuar, Bejko tha se drejtësisë mund t’i kthehet në boomerang çështja e arrestimit të Dakos nëse nuk ka provat e mjaftueshme për ta mbajtur në burg.

“Këtë herë Rama ishte më i relaksuar, ndryshe kur amerikanët e shpallën non-grata. Jetojmë në kohën e spektaklit. Mendoj se në këtë kuadër është bërë e gjithë kjo reklamë. Nëse është kështu siç e thoni ju nuk ëhstë e re. Ndodh që e reklamojnë me bujë të madhe. Kështu ndodhte edhe me Drejtësisë mund ti kthehet në boomberang nëse nuk ka provat e mjaftueshme. Sepse nëse gjykata vendos ta lirojë atëherë spektakli shuhet”- tha Bejko.

GJKKO caktoi masën ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste të ndryshme gjatë kohës që ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë së dytë më të rëndësishme në vend. Ai është transportuar në burgun e Durrësit ku po mbahet në qelitë e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat