Rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë i banesës 6-vjeçarja

Shqipëria

Rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë i banesës 6-vjeçarja

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një vajzë e moshës 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banesë në Kamzë.

Policia bën me dije se vajza e mitur është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat