Draft propozimi i Ramës, Shehu: Dëmton sovranitetin e Kosovës

Shqipëria

Draft propozimi i Ramës, Shehu: Dëmton sovranitetin e Kosovës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:26
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar draft propozimin  e kryeministrit Edi Rama për asociacionin në Kosovë, ku tha se kjo e fundit ishte një gafë e madhe pasi kreu i shtetit nuk është guvernator i Prishtinës.

Shehu tha se Shqipëria duhet të jetë krah Kosovës dhe të mos dëmtojë sovranitetin e saj në sytë e ndërkombëtarëve dhe Serbisë.

Pjesë nga biseda:

Draft propozimi i Edi Ramës për asociacionin?

Mendoj se kjo ishte një gafë e madhe e kryeministrit, pasi nuk është guvernatori i Kosovës.  Kosova është një shtet sovran dhe nuk ka nevojë për paternalizmin e Shqipërisë, Rama kërkon të tregojë se Kosova nuk ka aftësitë e saj dhe ishte mesazh i gabuar që u dha dhe nuk e zgjidh çështjen. Nëse Rama do kishte diçka për të propozuar, mund ta bënte me kanale jo publike me shtetin e Kosovës, por fatkeqësisht ne e pamë Ramën në takim me Vuçiçin në Moldavi dhe nuk ishin në sinkron me ngjarjet.

Keni dijeni se çfarë përmban drafti?

Nuk e di asnjë njeri, as vetë Kosova dhe është mënyrë e gabuar për të ulur rolin e Kosovës. Shqipëria duhet të mbështesë fort Kosovën përballë agresionit dhe sulmin ndaj KFOR-it dhe policisë, Shqipëria është në krah të Kosovës si dy shtete sovrane. Marrëdhëniet me Serbinë duhet të jenë normale, dhe nuk mund të kalojë cakun. Nuk mund të kërkohet të ndërvaren marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, nga Serbia. Kosova është një vend që është në krahun tonë, ka shqiptarë. TË tilla lojra, veprime janë të gabuara, kërkon të dëmtojë autoritetin dhe sovranitetin e Kosovës në sytë e ndërkombëtarët.

Nëse Rama e mban veten si ekspert i pavarur, nuk është kështu. Është pozicionim i gabuar për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Sot jemi 14 vjet pas vizitës së Bushit, që dha mesazhe të gjera për paqen, pasi Shqipëria konsiderohet vend lider për paqen në rajon që nga viti ’92. Fatkeqësisht gabimet dhe truket e Ramës, me Ballkanin e Hapur, i dhanë Vuçiçit hemogjoninë ekonomike në rajon. Rolin lider në rajon e ka marrë Vuçic, Rama e vendosi Vuçiçin në kampionin e paqes. Këto politika kanë dëmtuar rëndë rajonin dhe Kosovën, dhe krijuar falsivitet.

Rama kërkon të lajë Vuçiçin, Kurti ka të drejtë. Shqipëria duhet të dënonte së pari agresionin dhe provokimin serb në Veri, pasi është e përsëritur për të mbajtur gjallë tensionin dhe për të krijuar vatra të reja tensioni në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat