Gara për lidershipin e PD-së, Shehu: Falsitetit i komanduar nga Rama, për të përçarë opozitën

Shqipëria

Gara për lidershipin e PD-së, Shehu: Falsitetit i komanduar nga Rama, për të përçarë opozitën

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:51
Deputeti demokrat Tritan Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën e opozitës dhe garën për lidershipin e ri, ku tha se kjo e fundit nuk është e ndarë në dy grupime pasi kryetar ka ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shehu tha se grupimet e krijuara brenda PD, kanë ardhur si pasojë pasi disa deputetë të komanduar nga kryeministri Edi Rama kërkojnë të përçajnë opozitën, ku citoi se Partia Demokratike ka kryetarin e saj i cili është Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

PD nuk është e ndarë në dy grupime, është e bashkuar dhe kryetar ka Sali Berishën. Nëse dikush mendon se PD komandohet duke i varur Rama një vulë në qafë, gabon rëndë. PD ka një problem, jo në bazë por në grupin parlamentar aty ka një mungesë sinkronizimi. Pak personazhe janë në komandën e Ramës, janë në mision përçarës në PD. Pastaj një grup që janë në amulli dhe shumica që përfaqëson PD, kjo krijon konfuzion për opozitën por jo se PD është e ndarë në dy grupime. Nuk është kjo që përcakton kush është PD, pastaj ajo që do të krijojë Rama për të përçarë PD është problem tjetër”.

PD është një alternativë zgjedhje?

“Patjetër që PD, është opozitë shqiptare. Në zgjedhje u ndodh mbi një masakër zgjedhore, për PD ka qenë komplot, filloi që me tendencat për të tjetërsuar siglën, drejtuesit, me vendime gjykate të komanduar nga Rama. Është e qartë ku është PD, por Rama përdori sistemin e drejtësisë, KQZ dhe KAS për të goditur PD. Ka ardhur momenti që ne të krijojmë një sintoni brenda PD, një ndjenjë sigurie dhe qetësie. Ka përçarës të paguar që duan ta mbajnë vorbullën e pasigurisë të hapur.  Nuk është problem bazë i partisë por grupit parlamentar, që disa kolegë duhet të marrin pozicionin e tyre. Elektorati nuk është i ndarë në dy, ne morëm 550 mijë vota por ka probleme që duhen zgjidhur me mirëkuptim.

Rikthimi i Bashës?

Basha është deputeti i PD, ka krijuar probleme të mëdhaja kur ka qenë kryetar në PD. Ka të drejtë të takojë njerëz. Mendoj që ka kohë për t’u menduar për kreun e PD, ne kemi një kryetar që është Berisha, me një mandate 4 vjeçar. Kemi element të tjerë për garën lidhur me kreun e ri të PD, në bazë të statutit. Unë nuk merrem me falsitetet, që i komandon Rama nga zyra e tij. Të tilla gjëra ka pasur gjithmonë, por nuk janë shqetësuese, ne po analizojmë procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat