Çfarë do të ndodhë me 18 Qershor? Evi Kokalari del me njoftimin e papritur

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë me 18 Qershor? Evi Kokalari del me njoftimin e papritur

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:05
Evi Kokalari

Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari ka bërë me dije se në 18 qershor nis zyrtarisht takimet për partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të partive të djathta europiane si dhe të partisë Republikane në SHBA.

“Të dielën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë - fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane. Hyrja e lirë por e limituar. Shihemi së shpejti”- shkruan Kokalari.

Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar pas ‘krisjes’ së raporteve me Sali Berishën pasi ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat