Borshi turistik, shtohen preferencat për fshatin bregdetar

Shqipëria

Borshi turistik, shtohen preferencat për fshatin bregdetar

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Borshi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj për shkak të kombinimit perfekt midis malit dhe detit duke krijuar një peisazh mbresëlënës.

Turistë nga e gjithë bota po shtohen çdo vit në fshatin bregdetar shqiptar. Ata shprehen se janë të kënaqur me vendin dhe dëshirojnë të rikthehen sërish. Bukuritë natyrore dhe mikpritja shqiptare u ka lënë më tepër mbresa.

Altin Çelaj menaxher i një hoteli tregon se Borshi këtë vit po bëhet gati për të pasur një bum të lartë turistik. Çelaj rrëfen se rezervimet për muajt korrik dhe gusht janë thuajse të mbyllura, kryesisht nga pushues vendas.

Borshi ka vijën më të gjatë bregdetare në jug, dhe njihet si destinacioni i preferuar i familjarëve, për detin, qetësinë dhe çmimet e arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat