Pas caktimit të datës për zgjedhjen e lidershipit të ri në PD, Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar

Shqipëria

Pas caktimit të datës për zgjedhjen e lidershipit të ri në PD, Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:05

Ditën e nesërme pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së.

Mbledhja është njoftuar nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ku përmes një mesazhi drejtuar demokratëve mësohet se takimi i tyre do të mbahet në orën 13:00.

Kujtojmë se disa ditë më parë kryesia e PD vendosi dhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, të cilat do të mbahen më 29 korrik.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar kolegë!

Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

Ju faleminderit!

Gazment Bardhi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat