“Falë meje, një grua u bë me fëmijë pas 8 vitesh përpjekje”/ Shehu habit me deklaratën

Shqipëria

“Falë meje, një grua u bë me fëmijë pas 8 vitesh përpjekje”/ Shehu habit me deklaratën

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:06
Arian Shehu

Arian Shehu, artisti i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptare, është njëkohësisht trashëgimtar i Sektit Halvetjan, që vjen në Gjirokastër ndër 11 breza.

Për detyrën e tij si Sheh, ai shprehet se nëse nuk mund të bësh mrekulli, njerëzit nuk vijnë më te ti.

Për këtë, Shehu rrëfen rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje, por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

“Njëra nuk bëri fëmijë 8 vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë. I dhashë një nuskë që e mbajti në mes”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat