Astrologia shqiptare bën parashikimin interesant: Ja çfarë e pret Ramën në mesin e muajit

Shqipëria

Astrologia shqiptare bën parashikimin interesant: Ja çfarë e pret Ramën në mesin e muajit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama feston sot 59-vjetorin.

Astrologia Meri Shehu foli në Euronews Albania për parashikimin e horoskopit mujor për 12 shenjat e horoskopit . Kryeministri Edi Rama i përket shenjës së gaforres.

Në lidhje me gaforret që janë në pushtet, shenjë së cilës i përket edhe kryeministri Edi Rama, Meri Shehu tha se do të kenë një ngërç pas datës 17.

Ajo tha se kryeministri i përket një shenje që nuk është luftarake, pasi sipas saj gaforret duan paqe e dashuri dhe nuk janë shenja luftëtare.

“Është një ditë festive, gaforret e kanë ujë situatën, janë emocionale. Nuk janë shenja lufte. Duan paqe dhe dashuri. Mesi i muajit nuk do jetë i mirë për gaforret. Pas datës 17 do ketë një ngërç për gaforret që kanë pushtet. Edi nuk është luftëtar, ndryshe nga Albini që është luftëtarë. Albini si Dash do e ketë pak të vështirë mesin e muajit”, tha Meri Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat