“Maskarada Ramës!” Deputeti i PD: Open Balkan thikë pas shpine për Kosovën

Shqipëria

“Maskarada Ramës!” Deputeti i PD: Open Balkan thikë pas shpine për Kosovën

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:01
Deputeti i PD-së Tritan Shehu

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar nismën e “Open Balkan”, ku kreu i qeverisë Edi Rama tha se misioni i saj ka përfunduar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se “Open Balkan” i futi një thikë më shumë Kosovës.

Sipas tij kjo nismë sfumoi autoritetin e qeverisë në Prishtinë.

“Open Balkan e kreu “misionin e tij”. Open Balkan i futi një thikë më shumë Kosovës. Ka kryr rolin për të cilën u fomua. Sfumoi në njëfarë pike autoritetin dhe pavarësinë e Kosovës. ‘Open Balkan shplau Serbinë dhe Vuçiç duke i vendosur ata në piedestalin të vendit lider në rajon, Ajo nismë forcoi hegjemoninë ekonomike dhe politike serbe në vend. “Open  Balkan” u krijua për të kundërshtuar procesin e Berlinit. Rama duhet të jepte dorëheqjen, i dështoi iniciativa kryesore që kishte”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat