Lulzim Basha takim me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan për Europën

Shqipëria

Lulzim Basha takim me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan për Europën

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:55
Paul McCarthy dhe Lulzim Basha

Përmes një postimi Lulzim Basha ka ndarë foton me drejtorin për Europën në Institutin Republikan, Paul McCarthy.  Basha shkruan se në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi i PD me IRI dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse. 

Kujtojmë se Basha kandidon për kreun e PD në zgjedhjet e 29 korrikut.

Postimi i plotë:

Gjatë një darke në Dajt me mikun nga SHBA, Z. Paul McCarthy, Drejtori për Europën në Institutin Republikan Amerikan (IRI) pata kënaqësinë të shkëmbenim mendimet me këtë bashkëudhëtar të zhvillimeve politike në Shqipëri prej 3 dekadash dhe njohës të regjur të rajonit tonë.

Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi i PD me IRI për forcimin e kapaciteteve të PD dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, zgjedhjet e lira, transparenca e llogaridhënia politike, lufta kundër korrupsionit, si dhe zhvillimet në Kosovë e rajon. Mirënjohës për ndihmën e pakursyer të Institutit Republikan dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat