Temperatura ekstreme, Shërbimi Meterologjik Ushtarak del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Shqipëria

Temperatura ekstreme, Shërbimi Meterologjik Ushtarak del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ka ndarë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë për të shmangur orët e pikut gjatë ditëve në vazhdim. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të kenë më tepër kujdes.

Ky institut ka publikuar disa këshilla për të gjithë qytetarët, pasi në ditët në vazhdim vendi pritet të përfshihet nga temperatura shumë të larta.

“Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që vendi do të përfshihet nga një mot me temperatura tejet të larta.

Për këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje për të gjithë qytetarët, veçanërisht për moshën e tretë e fëmijët, të ruhen duke respektuar këshillat e nevojshme. Qëndroni në kontakt me shërbimet e emergjencave në rast nevoje”, njofton ministri Niko Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat