Rriten rastet e dhunës ndaj grave, Luarasi: Mos prisni sa të vini në rrezik jetën

Shqipëria

Rriten rastet e dhunës ndaj grave, Luarasi: Mos prisni sa të vini në rrezik jetën

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:23
Luarasi 

Rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave kanë ardhur në rritje. Ekspertët  besojnë se kjo rritje ka të bëjë dhe me rritjen e ndërgjegjësimit për ta denoncuar dhunën.

Në linjën kombëtare të këshillimit për gra dhe vajza çdo ditë 15- 20 gra telefonojnë për të kërkuar ndihmë.

Dhuna ende pranohet në heshtje dhe ajo denoncohet në rastet kur jeta është në rrezik.

Luarasi apelon që gratë dhe vajzat të telefonojnë  në linjën kombëtare në numrin 116-117, për të marrë ndihmë në kohën e duhur.

Dhuna nuk duhet pranuar kurrsesi. Ekspertët thonë se dhuna nis me një episod për tu përshkallëzuar deri në marrjen e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat