Parcelat e kanabisit brenda repartit ushtarak, gazetarja e njohur zbulon rolin e punonjësve të arrestuar

Shqipëria

Parcelat e kanabisit brenda repartit ushtarak, gazetarja e njohur zbulon rolin e punonjësve të arrestuar

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Kultivimi i bimëve narkotike nuk ka kursyer as repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Një parcel me kanabis është zbuluar nga policia në këto ambiente, ku ishin të kultivuara 125 bimë.

Në një lidhje direkte nga reparti ushtarak, gazetarja Sara Demushi zbuloi më shumë detaje mbi operacionin e policisë.

Ajo tha se për këtë veprimtari të paligjshme u arrestuan në flagrancë për shpërdorim detyre 3 punonjës të repartit ushtarak, më konkretisht Gramoz Mullai me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, Rustem Koçi Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda Specialist Sigurie.

Ndërsa 4 punonjës të tjerë u proceduan penalisht.

“Personat që kanë rënë në pranga janë Gramoz Mullaj me detyrë shef seksioni i sigurisë, Rustem Koçi me detyrë specialist për zbulimin, Gentian Zhurda me detyrë specialist sigurie, shtetasit që do të ndiqen penalisht  në gjendje të lirë janë me inicialet A. J. specialist infrastrukture, P. H. zëvëndës komandant toge, I. D. magazinier dhe P. D. komandant reparti”, tha Demushi.

Sipas gazetares të gjithë ushtarakët e arrestuar janë përgjegjës për sigurinë dhe kontrollin e ambienteve të repartit ushtarak.

“Ajo që vlen të theksohet është se personat që kanë rënë në pranga, bëhet fjalë për seksionin e zbulimit, ku në fakt ky seksion është përgjegjës për sigurinë dhe kontrollin e një reparti ushtarak”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat