Keni bërë plane për pushime? Meteorologu Osmani zbulon 'surprizat' që na presin, ja si do jetë moti përgjatë fundjavës

Shqipëria

Keni bërë plane për pushime? Meteorologu Osmani zbulon 'surprizat' që na presin, ja si do jetë moti përgjatë fundjavës

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:05
Akil Osmani

Vendi ynë përgjatë kësaj fundjave do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Kështu, vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë në 37 gradë Celsius. Kështu u shpreh meteorologu i njohur Akil Osmani, i cili thotë se zonat bregdetare do jenë të favorshme për pushuesit.

“Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit dhe mbizotërim të kthjellimeve. Parashikohet që sot vlera maksimale të shkojë rreth vlerave 34 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës do të kemi rritje me 2-3 gradë duke bërë që maksimumet në rang territori të ngjiten në 37 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jenë nga 32-34 gradë Celsius”, tha ai.

Në zonat malore temperaturat do jenë më të ulëta, ndërsa maksimalja parashikohet të mos kalojë vlerën 30 gradë Celsius.

“Në zonat malore temperaturat do jenë temperatura të freskëta, ku maksimumet parashikohen të mos ngjiten mbi 30 gradë Celsius”, shtoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat