Goditen dy raste të shitjes së drogës në Sarandë/ Arrestohet 18 vjeçari, procedohet një tjetër

Shqipëria

Goditen dy raste të shitjes së drogës në Sarandë/ Arrestohet 18 vjeçari, procedohet një tjetër

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një 18 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për drogë.

18 vjeçarit iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Ndërsa 27 vjeçarit të proceduar iu gjetën disa doza kanabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat