“Metamorfoza”, Apeli cakton gjyqtaren që do të jap vendimin

Shqipëria

“Metamorfoza”, Apeli cakton gjyqtaren që do të jap vendimin

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:31
Metamorfoza

Apeli i Posaçëm do të vendos më 29 gusht, për fatin biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar në lidhje me operacionin “Metamorfoza”.

Të ndaluarit kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC të zbërthyera nga autoritetet franceze.

Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendos rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Në përgjimet që autoritetet franceze nxorrën nga aplikacioni SKY zbulojnë jo vetëm si funksiononte porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shumë nga drejtuesit e policisë në Shkodër i shërbenin rregullisht bandave kriminale.

Në bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër.

Në një bisedë të transkriptuar mes Behar Bajrovicit dhe Pëllumb Gjokës, që ndodhet në dosjen e SPAK, ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër.

Drejtuesit e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbenga dyshohet se kanë ndihmuar grupet kriminale për të kryer vasjet, si dhe kanë ndihmuar për fshehjen e provave.

Për zbardhjen e veprave penale dhe arrestimin e të dyshuarave, Policia shqiptar ka bashëpunuar me Eurojust, Europol dhe policitë e Belgjikës, Holandës dhe Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat