Goditet nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë, humb jetën 70 vjeçari në Dibër

Shqipëria

Goditet nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë, humb jetën 70 vjeçari në Dibër

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Dibër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër teksa i moshuari ka qenë duke kullotur bagëtitë.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat