Policia e Gjirokastrës ka raportuar se në dy javët e fundit në gjirokastër janë arrstuar në në flagrancë 8 drejtues automjeti, janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
Janë ndëshkuar 481 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
Janë ndëshkuar 49 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
Janë ndëshkuar 718 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.