Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Durrës, arrestohet një 19-vjeçar

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Durrës, arrestohet një 19-vjeçar

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një këmbësor është përplasur për vdekjen nga një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 17, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

19-vjeçari është arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat