Arrestohet një person në Dibër, dy të tjerë shpallen në kërkim

Shqipëria

Arrestohet një person në Dibër, dy të tjerë shpallen në kërkim

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Dibër dhe dy të tjerë janë shpallur në kërim për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se Sh. K., 56 vjeç u arrestua në flagrancë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar N. Ç., 53 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe Sh. T.,  49 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht, shtetasin R. T.

DVP Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 56 vjeç, banues në  Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T.,  49 vjeç, banues në fshatin Shimçan, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht, shtetasin R. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat