Ngjarje e rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, ndërron jetë 50-vjeçari

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, ndërron jetë 50-vjeçari

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij në Selenicë. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Ka qenë komshiu që ka njoftuar sallën operative e drejtorisë së policisë së Vlorës se ka shpërthyer bombola e gazit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat.

Selenicë,Vlorë/Informacion paraprak.

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat