Zyrtare/ Merret vendimi, shtohet numri i punonjësve në Kuvend

Shqipëria

Zyrtare/ Merret vendimi, shtohet numri i punonjësve në Kuvend

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 17:43
Kuvendi i Shqipërisë

Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për shtimin e 16 punonjësve të rinj në Kuvend duke e çuan në 453 numrin e përgjithshëm.

Vendimi është botuar në "Fletoren zyrtare" dhe është ngarkuar Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D O S I:

Numri i punonjësve të administratës së Kuvendit, për vitin 2023, shtohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Numri rezervë i punonjësve për vitin 2023 reduktohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 47 (dyzet e shtatë) punonjës.

Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat