U raportua si aksident! 25-vjeçari në Lezhë tentoi të vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak konfliktet mes tyre

Shqipëria

U raportua si aksident! 25-vjeçari në Lezhë tentoi të vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak konfliktet mes tyre

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjithë përplaset ishin ngjarje aksidentale. 

Aksidenti i ndodhur në hyrje të Shëngjinit, ishte i mirëmenduar, pasi drejtuesi i automjetit, tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë, me automjet, motomjetin

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motomjetin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat