Aksident në Librazhd-Qafë Thanë, përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët

Shqipëria

Aksident në Librazhd-Qafë Thanë, përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, për pasojë një prej shoferëve është plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË

Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat