Pr.ligji për punën e detyruar 5 vjet në Shqipëri, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestën e radhës

Shqipëria

Pr.ligji për punën e detyruar 5 vjet në Shqipëri, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestën e radhës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ata deklarojnë se do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 09:00, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

Kujtojmë se ky projektligj parashikon që studentët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit, duhet ta paguajnë vitin shkollor me tarifat e plota dhe jo me tarifë shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat