Përgjimet/ “Barnat janë pa efekte anësore”, kush është i arrestuari për kontrabandën e ilaçeve

Shqipëria

Përgjimet/ “Barnat janë pa efekte anësore”, kush është i arrestuari për kontrabandën e ilaçeve

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Në operacionin e kryer nga policia e Tiranës ranë në pranga 16 persona, për kontrabandë të ilaçeve që vinin nga Greqia, Italia e Kosova. Gazetari Ervin Leka ka siguruar dosjen, nëpërmjet të cilës bëhet të ditura bisedat e zhvilluara nga anëtarët e grupit, takimet mes tyre si edhe dëshmia e dhënë nga Devis Beqiri, njëri prej të arrestuarve.

Në dosje theksohet se në dëshminë e tij, Devis Beqiri, ka deklaruar se ka qenë i punësuar për shumë objekte farmaceutike, në kompani të ndryshme farmaceutike. Në këtë mënyrë duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka përfituar duke krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, mjekë e farmacistë.

“Edhe pasi është shkëputur nga puna ai ka ruajtur kontakte miqësore me shumë prej tyre. Pasi ka mbetur pa punë dhe kushte të vështira familjare është divorcuar dhe ka një fëmijë të vogël. Këto rrethana e kanë detyruar të punojë pa marrë parasysh legjislacionin në fuqi, për të cilin është shprehur se nuk e njeh, pasi po ta njihte do ta ushtronte këtë aktivitet. Ai ka cilësuar se barnat që tregton janë të gjitha cilësore dhe nuk kanë afekte anësore në shëndet, por përkundrazi janë për kurimin e komplikacioneve dhe sëmundje të ndryshme”, ka dëshmuar ai.

Gjithashtu sa i përket vendit se ku i merrte barnat, Devis Beqiri ka treguar në dëshminë e tij për prokurorin Bledar Valikaj, se i merr nga shtetasi Ermal Merdani dhe nuk e ka ditur që nuk kanë qenë të lejuara, pasi sipas tij nuk do të bënte atë veprim.

Në lidhje me faktin që në shumicën e porosive që dorëzonte ka qenë prezent edhe vëllai i tij, ai ka deklaruar se i vëllai jeton në Itali dhe se ishte kthyer për disa kohë me pushime për të takuar prindërit dhe se nuk ka dijeni për aktivitetin që zhvillon.

“Në lidhje me barnat spitalore të gjendur, ai ka deklaruar se ato barna i ka marrë nga një djalë që ka punuar infermier te spitali i Senatoriumit. Kontaktin me të e ka siguruar me njohjet në sektorin e farmaceutikës dhe nuk e njeh me emër personin që ka lidhje me infermierin. Ai në periudhën e pandemisë u largua nga Shqipëria në Gjermani dhe nga ana e tij ai ka deklaruar se nuk ka shitur asgjë dhe janë me pullën e Autoritetit të Barnave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat