Motra e vajzës së përdhunuar në Vlorë: Ekspertiza mjekësore u krye 5 ditë pas ngjarjes

Shqipëria

Motra e vajzës së përdhunuar në Vlorë: Ekspertiza mjekësore u krye 5 ditë pas ngjarjes

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 00:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Motra e vajzës 26-vjeçare që u përdhunua nga disa të rinj në qytetin e Vlorës, ka folur në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera ka treguar se ekspertiza mjeko-ligjore është kryer pas 5 ditësh nga ngjarja dhe për më tepër, ende nuk ka një përgjigje prej tyre.

Pjesë nga biseda në studio

Merin Maçi: Për marrjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të tilla raste bëhet kërkesë nga ana e strukturave të cilat merren me hetimin dhe nga informacionet që unë kam, kërkesa është bërë që me datë 21, por vendimi për marrjen e këtij akt ekspertimi ka vonuar disa ditë. Kjo mbetet një enigmë e madhe e cila i është bashkuar këtij hetimi nga ana e grupit hetimor për të parë se çfarë ka shkuar keq në marrjen e një akti ekspertimi.

Motra e 26-vjeçares: Pse nuk u bë ekspertizë që atë natë, apo një ditë më pas, por u bë në krye të 5 ditëve?! Që nuk mund të dalë asgjë, duhet të ishte bërë që në moment.

Fevziu: Pas 5 ditësh?

Merin Maçi: Pas 5 ditësh, me datë 25 (Tetor).

Iris Luarasi: Kjo është skandaloze.

Merin Maçi: Dy të arrestuarit kanë dalë për masë ndërkohë s’ishte bërë akoma akt ekspertiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat