Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, burg për edukatoren

Shqipëria

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, burg për edukatoren

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Majlinda Dehima

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në  kryeqytet.

Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shoqëri civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar para kopshtit dhe para Ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje, që të tilla raste dhune të ndëshkohen maksimalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat