Sekuestrohen tre qese me lekë, bien në pranga dy të rinjtë

Shqipëria

Sekuestrohen tre qese me lekë, bien në pranga dy të rinjtë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Droga e sekuestruar

Arrestohet dy persona për shpërndarje droge në qytetin e Kuçovës. Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

Të arrestuarit janë A. B., 23 vjeç dhe F. K., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

“Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës. Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. B. u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit F. K., u gjetën 2 shkopinj metalik” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat