Homazhe për Zef Dedën, Agron Llakaj: Me artin e tij ka lënë të qeshurën mbrapa

Shqipëria

Homazhe për Zef Dedën, Agron Llakaj: Me artin e tij ka lënë të qeshurën mbrapa

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Agron Llakaj

Dhimbje e madhe, ikje e parakohshme, kështu e konsideron aktori i humorit Agron Llakaj, ndarjen nga jeta të Zef Dedës.

Ndërsa kreu homazhe në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, Llakaj u shpreh se Zef Deda me veprën me artin e tij ka lënë të qeshurën mbrapa, dashurinë e një publiku që e ka dashur mbështetur gjatë gjithë kohës

“Të gjithë të Zotit jemi dhe një ditë do largohemi, megjithatë ikja e Zefit është e parakohshmë. Ne themi edhe ku shkon në një moshë, dhimbja është e madhe por gjithësesi artistët me emrin e Zefit në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen por ai me veprën me artin e tij ka lënë të qeshurën mbrapa, dashurinë e një publiku që e ka dashur mbështetur gjatë gjithë kohës. Institucioneve i duhet një punë, për të rikthyer në një farë mënyre brezit të ri për të kuptuar se kush ka qenë arti i vërteteë se cfarë do të thotë të jesh një artist humori, që edhe pse ka jetuar  ka arritur t’i mbijetojë asaj kohe në kuptimin visual duket sikur trupa profesioniste e humorit shqiptar, më shumë është në qiell se në tokë.

Aty janë emra të mëdhenj dhe sot Zed Deda iu bashkua atyre.” u shpreh Llakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat