Sekuestrohen mbi 19 350 euro në Kakavijë, procedohet 46-vjeçari

Shqipëria

Sekuestrohen mbi 19 350 euro në Kakavijë, procedohet 46-vjeçari

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Kakavijë janë sekuestruar 19 350 euro. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht një 46-vjeçar

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, 46-vjeçarit në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat