Aksion policie në Maliq, arrestohen katër persona për baste sportive

Shqipëria

Aksion policie në Maliq, arrestohen katër persona për baste sportive

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin e katër të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Nga kontrollet e kryera, katër të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina.

Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat