Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

Shqipëria

Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Shkëlzen Berisha

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi i ati u la në masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.

Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha, shkruan se kartolina e Ramës për Vitin e Ri, është izolimi i liderit të opozitës.

Postimi i Shkëlzen Berishës:

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”.

Ditën e sotme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.

Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sakaq, Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat