Avokatja Dorina Prethi ishte e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për rastin e 34-vjeçarit në Divjakë i cili u arrestua pasi kishte marrëdhënie, e madje kishte bërë dasmë me një 14-vjeçare.
Sipas avokates Prethi, 34-vjeçari është personi që duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë rast, pasi familja e vajzës nuk kishte qenë dakord që në fillim e madje e kishte denoncuar edhe më herët rastin te organet kompetente.
“Ne duhet të kishim fuqizuar organet kompetente, që ata ta gjurmojnë problemin për ta zgjidhur vetë problemin. Në rastin tonë unë dua ta përjashtoj familjen. Familjet kanë denoncuar, familja e vajzës ka denoncuar mesa duket edhe familja e djalit ka qenë kundër, por nuk kanë ditur çfarë të bëjnë.
Unë do doja t’i përjashtoja nga kjo ngjarje familjet, por në lidhje me përgjegjësinë, për mua përgjegjës është vetëm djali. Ai ka moshë madhore dhe ai duhet të ishte informuar për këtë. Atë nuk e justifikon ligjin”,-tha avokatja.