Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetit, Celibashi: Do të njoftojmë kandidatin e radhës

Shqipëria

Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetit, Celibashi: Do të njoftojmë kandidatin e radhës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:46
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së ka shpallur moszgjedhshmërinë e Dallëndyshe Bicit si deputete në Kuvendit e Shqipërisë, pasi kjo e fundit refuzoi të merrte mandatin që iu hoq Arben Ahmetajt.

Ilirjan Celibashi u shpreh se do të njoftohet kandidati i radhës, Plarent Dreca, dhe nëse merr një përgjigje brenda ditës së sotme, mbledhja e radhës në KQZ do të zhvillohet të hënën.

“Vendosim për të shpallur moszgjedhshmërinë të deputetit të Kuvendit të Republikës Shqipërisë, Dallëndyshe Bici, do të bëj njoftimin po sot për kandidatin e radhës,  për zotin Ndreca dhe nëse marrin përgjigje brenda ditës së sotme ose brenda kësaj jave, ditën e hënë do të lëmë mbledhjen e radhës”, tha Celibashi.

Kujtojmë se Bici, me anë të një shkrese refuzoi mandatin duke mbajtur postin aktual të drejtoreshës së Kadastrës dhe njoftoi KQZ me anë të një shkrese ditën e djeshme (11 Janar).

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat