Rama: Dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës, në terren për të dokumentuar ligatinat

Shqipëria

Rama: Dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës, në terren për të dokumentuar ligatinat

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur numërimin e llojeve të shpendëve ujorë dimërues.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat.

“Ka nisur në të gjithë vendin Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Por edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat