Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare në Tiranë, prindërit kërkojnë përjashtimin nga hetimi të prokurores

Shqipëria

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare në Tiranë, prindërit kërkojnë përjashtimin nga hetimi të prokurores

Më: 15 janar 2024 Në ora: 16:06
Prokuroria e Tiranës.

Prindërit e Brian Spahiut, 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje dentare, kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurore që po heton veprimet e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë hënë, ata kanë pasur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës.

Ata kanë paraqitur edhe dokumente mes të cilave pretendojnë se prokurorja nuk ka kryer veprime të plota hetimore.

Sipas familjarëve, klinika në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat