Dosja e 21 Janarit/ Ibsen Elezi: Ata që vranë protestuesit pa shkak duhet të japin llogari

Shqipëria

Dosja e 21 Janarit/ Ibsen Elezi: Ata që vranë protestuesit pa shkak duhet të japin llogari

Më: 26 janar 2024 Në ora: 00:12
Ibsen Elezi

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se ata që vranë 4 protestuesit më 21 janar pa asnjë shkak, duhet të japin llogari para drejtësisë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se është e rëndësishme që edhe pas kaq shumë vitesh, të dalë e vërteta për këtë çështje.

“Kjo puna e 21 Janarit, unë atë kohë nuk e kam parë kështu problemin siç e shoh sot. Ishte një mal me gurë, pllakat e shkulura. Organizimi i Partisë Socialiste për protestë të dhunshme, fajtori i parë është Edi Rama për këtë.

Faji së pari është i organizatorit. Ato që vrasin protestues pa shkak, patjetër duhet të japin llogari. Ajo punë, ka qenë punë që e kanë vuajtur protestuesit. Protestën paqësore, këta, me atë veprim, deri diku e kanë vrarë. Është më e rëndësishme që duhet të dalë e vërteta”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat