Pas bashkimit të deputetëve me Rithemelimin, opozita në Shqipëri me lëvizje tjetër

Shqipëria

Pas bashkimit të deputetëve me Rithemelimin, opozita në Shqipëri me lëvizje tjetër

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:29
PD

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një lëvizje tjetër, pasi bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimit.

Bardhi  përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00  do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. 

Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat. U falenderoj!”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat