Kryetarja e OSBE-së takohet me Celibashin: Diskutuam për Reformën Zgjedhore, besimi te partnerët është çelësi

Shqipëria

Kryetarja e OSBE-së takohet me Celibashin: Diskutuam për Reformën Zgjedhore, besimi te partnerët është çelësi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:46
Foto nga takimi

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,  Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Përmes një postimi në rrjetin Social X, Pasztory ka ndarë detaje nga takimi.

“Takim i shkëlqyer me partnerin tonë afatgjatë KQZ Shqipëri dhe Ilirjan Celibashi. Diskutuam për gjendjen e reformës zgjedhore, veçanërisht amendamentet e nevojshme nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Ofrova mbështetje teknike për zbatimin e legjislacionit të ri lidhur me votimin nga jashtë vendit. Lavdërova KQZ-në për profesionalizmin. Do të ndihmojmë më tej për depolitizimin e administratës zgjedhore. Besimi te partnerët dhe mes partnerëve është çelësi”, shkruan Pasztory.

Nga ana tjetër, edhe Celibashi ka reaguar pas takimit. Ai bën me dije se kanë biseduar rreth Reformës Zgjedhore. Ambasadorja ka shprehur mbështetjen e saj për KQZ-në.

Mikprita sot Kryetaren në Detyrë të OSCE in Albania, Ambasadoren Clarisse Pasztory, me të cilën zhvilluam një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor.   Falenderova Ambasadoren Pasztory dhe vlerësova punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë”, shkruan Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat