Po ndërtonte kabina pa leje për turizëm, e 'pëson' keq i riu

Shqipëria

Po ndërtonte kabina pa leje për turizëm, e 'pëson' keq i riu

Më: 17 mars 2024 Në ora: 10:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i ri 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi po ndërtonte pa leje 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi.

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.   

Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat