E kishte ndarë drogën gati për shitje, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

E kishte ndarë drogën gati për shitje, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari në Tiranë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi u kap me lëndë narkotike.

Në kuadër të opeacionit policor të koduar “Tempulli 2”, u konstatua se ai shiste lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, në Kombinat. Lëndë narkotike që u sekuestruan.

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Kombinat, kapën autorin me iniciale E. N., banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. N. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat