Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës dezifekton këndët e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara, Veliaj: Më shumë siguri

Shqipëria

Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës dezifekton këndët e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara, Veliaj: Më shumë siguri

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës po kryen dezinfektimin e hapësirave publike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shprehet se këtij procesi i janë nënshtruar dhe këndet dhe ambientet e gjelbëruara.

“Me ardhjen e pranverës shfaqen dhe insektet e stinës. Ndaj, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë u krye shërbimi periodik i Dezinfektimit në këndet e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara.

Trajtimi 3D (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim) është një nga proceset më të rëndësishme për t’i ofruar një ambient të sigurt vizitorëve të Parkut’, thekson Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat