“Jo vetëm rusët”/ Karamuço: E gjithë linja sllave ndikon në politikën tonë. Dy politikane shqiptare ishin në forumin e Putinit

Shqipëria

“Jo vetëm rusët”/ Karamuço: E gjithë linja sllave ndikon në politikën tonë. Dy politikane shqiptare ishin në forumin e Putinit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:28
Ervin Karamuço

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se politika shqiptare, prej shumë vitesh është e infektuar nga ndikimi i huaj dhe nuk janë marrë masa.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se nuk janë vetëm rusët, por e gjithë linja sllave ndikon në politikën shqiptare.

Karamuço shtoi se dy politikane shqiptare kanë marrë pjesë në një forum të organizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne e kemi politikën të infektuar me ndikimin e huaj malinj, kemi shumë vite që e vuajmë këtë dhe sigurisht që nuk i kemi marrë ende masat. Edhe ky komisioni i posaçëm kuvendor, po ngrihet, jo se do të marrë masa të drejtpërdrejta, por do të shikojë mundësinë, e para, do të lexojë si është ky realitet. Më pas do të adresohen masat e karakterit ligjor dhe institcional, se çfarë do të bëhet. Në politikë kemi diçka, kemi folur gjithë këto kohë, jo financimi, jo rubla, por nuk janë vetëm rusët. Është e gjithë linja sllave që ndikon në politikën tonë. Dy politikane të cilat nuk i shikoj shumë aktive në jetën e vendit, por janë në internet, i shikoj të listuara dhe të kuotuara mirë në partitë kryesore, kanë marrë pjesë para disa kohësh, në një forum të madh të rinisë së Putinit. Njëra është shumë e re, ka mbaruar shkollën atje, është përfshirë.

Pasi ka ardhur, është rikthyer sërish për këtë eventin që ka ndodhur. Po e marr si shembull, jo për akuza, për fenomenin. Janë kthyer në Shqipëri, pjesë e Kryesisë vendimmarrëse të një partie të madhe politike. A i është kërkuar llogari atyre? Edhe për qëndrimet që mbajnë, tani 2-3 vitet e fundit. Si ka mundësi, ndodh kjo? Vetëpastrimi nuk është vetëm për portalet dhe mediat, por edhe për subjektet politike, por edhe për OJF”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat