Bie nga kati i dytë, vdes 68-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Bie nga kati i dytë, vdes 68-vjeçari në Korçë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Një 68-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në fshatin Pulahë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar në oborr.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizën mjeko ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat