Berisha: Rama e mbrojti Olta Xhaçkën sepse në çdo investim strategjik ai ka 30%

Shqipëria

Berisha: Rama e mbrojti Olta Xhaçkën sepse në çdo investim strategjik ai ka 30%

Më: 11 prill 2024 Në ora: 21:42
Sali Berisha

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur sot nga dritarja e shtëpisë së tij deklaroi se Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën, sepse në çdo investim strategjik ai ka 30 %.

Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:

Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?

Po çfarë dallimi kishin këta të dy?

Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat