Zyla: Jo të rastësishme, vlerësoj faktin që evidentoi arritjet e shqiptarëve

Shqipëria

Zyla: Jo të rastësishme, vlerësoj faktin që evidentoi arritjet e shqiptarëve

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:44
Analisti Julian Zyla

Analisti Julian Zyla, i pranishëm në studion e emisionit “Open” në News24, ku është debatuar lidhur me turet e takimeve të Edi Ramës me diasporën, u shpreh se nuk janë të rastësishme.

Zyla tha se ajo që më bëri përshtypje ishte përqëndrimi te arritjet e njerëzve, gjë që është evidentuar arritja e shqiptarëve atje.

Analisti tha se arritje është fakti se për për shqiptarët nuk flitet për krimin apo bandat, por flitet për turizmin.

“Realisht shqiptarët kanë ecur përpara me shumë mundim dhe kilometrat që kanë bërë janë për tu admiruar dhe më bëhet qejfi që  Kryeministri gjeti kohën për ti evidentuar”, tha Zyla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat