Rezoluta Anti-Korrupsion, ja kur pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Shqipëria

Rezoluta Anti-Korrupsion, ja kur pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:42
Kuvendi

Një ditë pasi mazhoranca votoi në Parlament rezolutën anti-korrupsion, nuk humbet kohë dhe cakton që në seancën e radhës plenare ditën e enjte të votojë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Projektrezoluta e miratuar në Parlament synon thellimin e reformave për mirëqeverisjen Shqipëria 2030 në BE.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 20230 në BE.

Në rezolutë thuhet se i gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat