Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen në mënyrë barbare të Eraldo Nevruzit.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News 24 se autori i dyshuar i vrasjes Gerald Shehu nuk ka dhënë ende dëshmi. Gjithashtu, trupi i viktimës nuk është gjendur ende, teksa policia po e kërkon. Teksa, hetimet vazhdojnë, ngjarja është mbuluar me mister, pasi nuk dihen arsyet e krimit.
“Autori i vrasjes dyshohet se ka pasur edhe bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët janë punonjës të hotelit, që janë arrestuar. Trupi nuk është gjetur ende. Janë duke u kryer kontrolle në të gjithë zonën, por nuk është gjendur deri tani asnjë shenjë e trupit.
Autori ende nuk është marrë në pyetje, sepse nuk ka mbërritur akoma në Shqipëri.
Dyshohet se viktima është goditur, është mbështjellë më pas nga tre personat dhe nuk dihet më pas se çfarë ka ndodhur me trupin e të riut. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë”, tha gazetari Enrik Mehmeti.